Duffy'e With Krenar

Duffy'e With Krenar
A ju PelQen Qifti -> Duffy'e And Krenari ??

# Posté le mardi 10 novembre 2009 12:59

Intervista - Duffy'e

Intervista - Duffy'e
Gazeta Panorama

Vajza e cila la Suedinė pėr tė bėrė ėndrrėn e saj realitet, si duket po ecėn me hapa tė sigurtė. Ėshtė Dafina Zeqiri, fituese e shumė ēmimeve nėpėr festivale tė ndryshme muzikore nė Kosovė dhe Shqipėri. Ende jeton me familjen e saj nė Suedi, por shpesh viziton edhe Kosovėn pėr shkak tė karrierės. Njė album i suksesshėm me shumė hite, disa videoklipe interesante nė bashkėpunim me artistė tė tjerė tė estradės, dėrguan nė majė tė toplistave vajzėn bukuroshe. Ajo nuk fsheh kėnaqėsinė qė i sjell publiku derisa performon, por tregon edhe faktin qė nėpėr evenimente kėndohet “playback” pėr shkak tė kushteve dhe nė mungesė orkestre. Pėr tė gjitha kėto dhe gjėra tė tjera, rrėfehet kėngėtarja Dafina Zeqiri pėr “Panorama plus”.


Gazeta Panorama:
Nga lindi dėshira pėr tė kėnduar, kush ishte iniciator qė tė merresh me muzikė?

Duffy'e:
Mami ka qenė kėngėtare nė kohėn e saj, mė tregoi qė kur kam qenė vetėm 2 vjeē mė ka dėgjuar duke kėnduar. Kėshtu qė muzikėn e kam tė lindur dhe besoj qė kėtė talent e kam trashėguar nga mami.

Gazeta Panorama:
Erdhe dhe hyre fuqishėm nė skenėn muzikore, sa ka qenė i vėshtirė gjithė ky rrugėtim?

Duffy'e:
Unė gjithmonė i kam besuar vetvetes. Kam kėnduar pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Suedi, kemi pasur koncerte nė shkollė. Kam qenė e pėrgatitur se ēka po mė pret nė skenat e Kosovės. Por qė kam me ba bum aq shpejt dhe me i pėlqy publikut aq shumė, ishte e papritur pėr mua. Me rėndėsi pėr mua ėshtė publiku me qenė i kėnaqur me punėn time. Unė jam bateria, por publiku ėshtė adapteri (qesh).

Gazeta Panorama:
Sa kėngė dhe bashkėpunime muzikore ke realizuar deri mė tani?

Duffy'e:
Kam realizuar rreth 23 kėngė deri mė tani, dhe disa bashkėpunime. Kam vendosur tė vazhdoj solo, por bashkėpunimet do kthehen sė shpejti.

Gazeta Panorama:
Thashetheme tė shumta pėr lidhje tė ndryshme dashurie janė thurur pėr Dafinėn, cila ėshtė e vėrteta e gjithė kėsaj, u shfaqe me Krenarin nė “Video-Fest” dhe u cilėsuat ndėr ēiftet mė tė bukura tė estradės, tash ka tė dashur Dafina apo jo?

Duffy'e:
(Qesh) Po, kam tė dashur dhe ai ėshtė Krenari *Keni*.

Gazeta Panorama:
Kohėve tė fundit po bėhet njė krahasim mes teje dhe Genta Ismailit, po komentohet me tė madhe se me ardhjen e Dafinės po i rrezikohet karriera Gentės, ē'ka tė vėrtetė kėtu dhe si e komenton kėtė gjė?

Duffy'e:
Publiku e zgjedh kėngėtaren qė i pėlqen mė sė shumti. A ju pėlqej unė mė shumė apo Genta, nuk e di por unė bėj punėn time. Kam stilin tim, veshjen time, vallėzimin tim, dhe besoj qe unė e kam krijuar njė stil mė ndryshe prej tė tjerave nė Kosovė. Kėshtu qė krejt i kanė stilet e veta.

Gazeta Panorama:
Shumė kėngė dhe videoklipe, gjithashtu ke edhe njė album tė realizuar tek Genci, gjithė ky investim nga kush bėhet? Ke tė lidhur ndonjė kontratė me ndonjė produksion apo investimi ėshtė personal?

Duffy'e:
Kam pasur bashkėpunime me Gencin, kam qenė antare e produksionit Gramafon Entertainment. Normalisht kur tė jesh antar i ndonjė produksioni krejt i kanė marrėveshjet e ndryshme. Ketu nuk qenė marrėveshje personale por njė marrėveshje tė cilėn e ka pasur produksioni Gramafon Entertainment.

Gazeta Panorama:
Tashmė, mami menaxhon punėt rreth karrierės tėnde, e ke mė lehtė apo do ishte mė mirė sikur dikush tjetėr tė pėrkujdesej pėr kėto gjėra pasi dihet qė ėshtė profesion me shumė lodhje?

Duffy'e:
Mami ka qenė menaxhere deri mė tani dhe sot mė ndihmon shumė, por tash kam edhe menaxherė tė tjerė sepse e di qė ėshtė njė punė qė tė lodh shumė.

Gazeta Panorama:
Koncerte dhe mbrėmje muzikore pa fund...si tė presin atje ku kėndon?

Duffy'e:
Mė presin tepėr mirė nė vendet ku kėndoj. Dhe normal qė kur mė japin njė energji pozitive, unė bėj njė atmosferė edhe mė tė madhe. Gjithmonė mė kanė pritur mirė dhe jam shumė e kėnaqur.

Gazeta Panorama:
Paraqitesh live apo playback? Tė ka ndodhur tė gjuajnė me diēka pas teje shkak se kėndon “playback”?

Duffy'e:
Normal qė muzikėn time e kam “playback” si plot kėngėtare. Por gjithmonė kėndoj bashkė me muzikėn nė mikrofon sepse nuk mundem me imitu vetveten! Normal qė kam dėshirė tė kėndoj vetėm LIVE si kėndojnė tė gjithė kėngėtarėt e huaj por kėtu nė Kosovė ende nuk ka ardhur kjo gjė. Kur ka ndonjė show live nė Kosovė ku e kemi shansėn me kėndu live, gjithmonė marr pjesė!

Gazeta Panorama:
Sė fundi je bėrė edhe imazh publicitar i njė kartele bankare nė Kosovė, ia vlen tė futesh edhe nė biznesin e reklamimit? Tė ėshtė paguar mirė kjo punė apo e ke bėrė vetėm pėr qejf?

Duffy'e:
Normal qė kjo punė mė ėshtė paguar, ėshtė njė gjė qė tė gjithė personat qė bėjnė reklama pėr njė kompani, bankė, biznes etj, e kanė njė pagesė. Unė jam shumė e kėnaqur me kėtė reklamė, mė ka pėlqyer shumė ideja e tyre. Dhe normal qė nėse nuk tė pėlqen ndonjė ide, nuk e realizon reklamėn, pasi kėtu ėshtė edhe pak punė qejfi.

Gazeta Panorama:
Ėndrra e shumė tė rinjve ėshtė qė tė bėhen tė famshėm dhe fytyra publike, pasi e shijove bukur kėtė gjė, ēfarė porosie do u japish atyre duke parė se sa e vėshtirė ėshtė ky profesion?

Duffy'e:
Kisha pas dėshirė tė jap njė porosi qė unė vet e kam marrė nga dikush. Nėse ke njė ėndėrr, nėse dėshiron me e realizu ėndrrėn tėnde 'dont ever give up'. Edhe pse ndoshta ti nuk e realizon ėndrėn menjėherė sepse nuk ėshtė edhe shumė punė e lehtė, vetėm puno! Sepse tė gjithė nuk e kanė atė fat me u bė tė famshėm menjėherė.

Gazeta Panorama:
Derisa jeni person publik, gjithmonė duhet tė jeni nėn kujdesje tė vazhdueshme tė aparencės, pasi publiku vėren edhe “imtėsirat”. Cili ėshtė kujdesi yt kur je nė ndonjė vend publik?

Duffy'e:
Unė gjithmonė kam pas kujdes pėr veten edhe kur nuk kam qenė personazh i njohur publik. Por normal qė kur nė kėtė stad duhet me pas edhe mė shumė kujdes.

Gazeta Panorama:
Ndonjė plan tjetėr tė afėrt rreth karrierės tėnde, ndonjė album muzikor apo diēka tė ngjajshme?

Duffy'e:
Album nė kėtė vit nuk kam realizuar, besoj qė vitin tjetėr do ta realizoj. Jam duke punuar shumė rreth albumit, dhe kam shumė plane tė mira, tė forta pėr albumin e radhės.

# Posté le dimanche 18 octobre 2009 07:29

Duffy'e With Krenar

Duffy'e With Krenar

# Posté le mardi 13 octobre 2009 13:40

Duffy'e

Duffy'e

# Posté le mardi 13 octobre 2009 13:39

A ju Pelqen Qifti Duffy'e & Krenari Duffy'e #1

                                                    A ju Pelqen Qifti Duffy'e & Krenari        Duffy'e   #1

# Posté le samedi 10 octobre 2009 12:01

Modifié le dimanche 11 octobre 2009 09:08

Ciillen Note ja Lenii Duffy'e 1-10 ?? Duffy'e ....

Ciillen Note ja Lenii Duffy'e  1-10 ?? Duffy'e  ....

# Posté le samedi 10 octobre 2009 11:57

Modifié le samedi 10 octobre 2009 16:28